Mekanik, Limar, Autoelektricist - Migros Group

    Prishtinë
    ndertim
    I skaduar
    sipas marrëveshjes
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë e punës dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe të motivuar. Migros Group shpall konkurs për: Mekanik / Limar / Autoelektricist Kërkesat e përgjithshme Përvojë pune në pozitën përkatëse, preferohet minimum 1–2 vite. Njohuri praktike në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve. Aftësi për diagnostikim dhe identifikim të defekteve. Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të punës. Gatishmëri për punë me orar të plotë. Shkollimi profesional në fushën përkatëse përbën përparësi. Kërkesat lidhur me profesionin Njohuri të mira në diagnostikimin dhe riparimin e motorit. Njohuri në sistemin e frenimit, amortizimit, drejtimit dhe transmisionit Kryerja e serviseve dhe mirëmbajtjeve periodike. Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve të servisit. Përvojë në riparimin e dëmtimeve të karrocerisë. Çmontimi dhe montimi i pjesëve të karrocerisë. Njohuri në saldim dhe përdorimin e mjeteve për përpunimin e llamarinës. Njohuri të mira në sistemet elektrike dhe elektronike të automjeteve. Diagnostikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike. Njohuri në sistemin e ndezjes, karikimit dhe startimit. Përdorimi i pajisjeve diagnostikuese. Ne ofrojmë: Kontratë sipas fuqisë ligjore, Shujtë ditore, Orari i punës: E hënë – E Premte Paga sipas marrëveshjes Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në e-mail adresën: hr@migros-group.com ose permes butonit te meposhtem Tek subjekti të CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. Burimi: https://kosovajob.com/migros-group/mekanik-limar-autoelektricist

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)