Teknik Servisi / Pajisje Sportive, Përfaqësues/e i/e Shitjes - Decathlon

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Decathlon është kompani franceze e themeluar në vitin 1976, sot lider global në industrinë e produkteve dhe pajisjeve sportive. Kompania është e pranishme në mbi 80 vende, me më shumë se 1,800 dyqane dhe mbi 100,000 punonjës në mbarë botën. Decathlon ofron produkte dhe shërbime për mbi 70 disiplina sportive, duke e bërë sportin të aksesueshëm për të gjithë, nga fillestarët deri te sportistët profesionistë. Kompania është e njohur për inovacionin, cilësinë, çmimet e përballueshme dhe fokusin e fortë te klienti. Decathlon tashmë është i pranishëm në Kosovë, me dyqanin e saj në Prishtina Mall dhe po vazhdon të zgjerojë ekipin me individë energjikë, të përkushtuar dhe me pasion për sportin, për t’u bashkuar në pozitat: TEKNIK SERVISI / PAISJE SPORTIVE DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË - Mirëpritja e klientëve, identifikimi i nevojave të tyre për servis dhe ofrimi i këshillimit profesional lidhur me shërbimet teknike në dispozicion. - Inspektimi dhe diagnostikimi i pajisjeve dhe produkteve sportive për të identifikuar defektet, dëmtimet ose nevojat për mirëmbajtje. - Kryerja e shërbimeve teknike dhe riparimeve të pajisjeve sportive. - Pjesëmarrja aktive në shitje. - Ofrimi i këshillimit profesional për klientët lidhur me mirëmbajtjen e produkteve. - Përgjegjësi për cilësinë, sigurinë dhe saktësinë e shërbimeve të ofruara. - Sigurimi i një eksperience të besueshme dhe profesionale për klientët. - Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në shërbimet teknike. KUALIFIKIMET: - Përvojë në shërbime teknike, riparime ose servise (përparësi) - Aftësi të mira organizimi dhe vëmendje ndaj detajeve - Pasion për sportin dhe punën praktike me produkte sportive - Aftësi shumë të mira komunikative. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. PËFAQËSUES/E I/E SHITJES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË - Menaxhimi i përditshëm i aktiviteteve të shitjes në sektorin përkatës - Ofrimi i shërbimit profesional dhe këshillimi i klientëve - Kontribut aktiv në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës - Sigurimi i një eksperience pozitive dhe të personalizuar për klientët - Zbatimi i standardeve dhe vlerave të Decathlon në çdo ndërveprim me klientët. Burimi: https://kosovajob.com/decathlon/teknik-servisi-pajisje-sportive-perfaqesuese-ie-shitjes

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)