Përfaqëso brende ndërkombëtare dhe zhvillo karrierën përmes rezultateve, bonuseve dhe trajnimeve jashtë vendit. E themeluar në vitin 2010, EEV Group është kompani e specializuar në distribuimin e pajisjeve dhe produkteve për mjekësi dhe estetikë, me veprimtari në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes portofolit të brendeve ndërkombëtare, edukimit profesional dhe mbështetjes teknike, u ofrojmë klinikave dhe profesionistëve zgjidhje që mbështesin zhvillimin e praktikës së tyre. Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë një Specialiste të Shitjes dhe Zhvillimit të Biznesit me përvojë të dëshmuar, e cila di të identifikojë mundësi biznesi, të ndërtoi besim dhe t’i shndërrojë takimet në marrëveshje. Roli yt: Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhëniet me klinikat, mjekët dhe qendrat estetike. Planifikon vizita në terren dhe prezantime profesionale të produkteve dhe pajisjeve. Kupton nevojat e klientëve, propozon zgjidhje, përgatit oferta dhe negocion deri në përfundimin e shitjes. Bashkëpunon me ekipin teknik dhe të edukimit për demonstrime, workshop-e dhe mbështetje pas shitjes. Ndjek objektivat, mundësitë aktive të shitjes, porositë dhe raportimin e rezultateve. Profili që kërkojmë: 2–3 vjet përvojë pune në shitje, me rezultate konkrete në arritjen e objektivave. Përvoja në shitje B2B, pajisje mjekësore, farmaceutikë apo estetikë përbën përparësi. Aftësi të shkëlqyera prezantimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve profesionale. Iniciativë, organizim, përgjegjësi dhe aftësi për punë të pavarur e në ekip. Paraqitje profesionale, gatishmëri për punë në terren dhe leje drejtimi të kategorisë B. Çfarë ofrojmë: Kompensim konkurrues dhe bonuse të lidhura me performancën. Trajnime jashtë vendit pranë kompanive prestigjioze ndërkombëtare për produktet, teknologjitë dhe zhvillimet në estetikën mjekësore. Mundësinë për të përfaqësuar një portofol të specializuar të brendeve ndërkombëtare. Trajnim të strukturuar për produktet, pajisjet dhe procesin e shitjes. Mbështetje nga menaxhmenti, ekipi teknik dhe profesionistët e edukimit, si dhe mundësi për avancim bazuar në rezultate. Si të aplikosh: Dërgo CV-në në eevshpk@gmail.com ose përmes butonit "Apliko këtu". Subjekti i emailit: Specialiste e Shitjes – [Emri Mbiemri] Burimi: https://kosovajob.com/eev-group/specialiste-e-shitjes-dhe-zhvillimit-te-biznesit-ne-fushen-e-estetikes-mjekesore