Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Migros Group shpall konkurs: UDHËHEQËS EKIPI (Prishtinë)-NESTLE Përgjegjësitë kryesore: Zhvillon planin vjetor të shitjes dhe kontrollon në mënyrë te vazhdueshme zbatimin e tij; Menaxhon marrëdhëniet me partnerët e jashtëm; Vendos objektiva të qarta për ekipen dhe i vlerëson në baza mujore/tremujore/vjetor; Menaxhon ekipën e shitjes, duke përfshirë trajnimin, mbikëqyrjen dhe motivimin e tyre për të përmirësuar performancën; Analizon tregun dhe konkurencës për të përcaktuar trende dhe strategji të reja të shitjes; Menaxhon në mënyrë të vazhdushme të gjitha proceset e shitjes brenda kompanisë; Krijon dhe zhvillon marrëdhënieve afatgjata me klientët; Negocion planin mujor/tremujor/vjetor të biznesit për rrjetin apo klientët e caktuar etj. Kushtet e përgjithshme: Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë udhëheqëse; Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.); Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi; Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi; Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup; Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në butonin "Apliko Këtu" ose në e-mail adresën: hr@migros-group.com ose permes butonit te meposhtem. Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. Burimi: https://kosovajob.com/migros-group/udheheqes-ekipi-nestle