KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT Diplomë universitare në fushën e sigurisë, drejtësisë, inxhinierisë, menaxhimit ose në fusha të tjera relevante për përgjegjësitë e pozitës; Së paku 3 vite përvojë profesionale relevante; Provim profesional i kryer në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi; Njohuri të mira në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë; Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe për bashkëpunim në ekip; Nivel i lartë i njohjes së gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar. PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS Është personi kryesor përgjegjës i Bankës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi; Kryerja e aktiviteteve të sigurisë për pronën e Bankës dhe lokacionet në të cilat Banka ushtron veprimtarinë e saj; Përcjellja e ofrimit të shërbimeve të sigurisë në lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj; Kujdesi për sigurinë e personave, ambienteve dhe pronës së Bankës, me fokus në parandalimin e rreziqeve dhe krijimin e kushteve të sigurta të punës; Bashkëpunimi me kontraktorët në fushën e sigurisë dhe përcjellja e realizimit të shërbimeve të tyre; Kontrolli i ofrimit të shërbimeve të sigurisë në objektet e Bankës dhe gjatë transportit të parave; Mbajtja e dokumentacionit të përcaktuar për objektet dhe lokacionet ku Banka ushtron veprimtarinë e saj; Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve; Mentorimi dhe transferimi i njohurive; Mbikëqyrja dhe monitorimi i proceseve të punës në kuadër të përgjegjësive të pozitës; Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune. Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 28 tetor 2026. Burimi: https://kosovajob.com/nlb-banka/zyrtar-i-larte-per-siguri-dhe-shendet-ne-pune