Praktikanti/ja i/e shitjes do të mbështesë aktivitetet e përditshme në dyqan, duke asistuar në procesin e shitjes, komunikimin me klientët dhe prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO-s. Ky rol ofron mundësi për zhvillimin e aftësive praktike në shitje dhe shërbim ndaj klientit, në një mjedis dinamik dhe profesional. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, etj. - Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë. - Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive. - Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve. - Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësísë. Çka ju nevojitet për të aplikuar? - Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare; - Shkathtësi të avancuara kompjuterike (Microsoft Office). - Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrím. - Të fokusuar në detaje dhe të organizuar. Çka ofrojmë ne? - Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion. - Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi. - Program të mirëqenies për punonjësit. - Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi; - Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë); - Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë. Burimi: https://kosovajob.com/ipko/praktikantene-shitje-lipjan