Mjeshtër në AL-PVC - Dritare - Shala Group

    Prishtinë
    ndertim
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Konkurs Pune – Mjeshtër në AL-PVC – Dritare Rreth Kompanisë Shala Group është kompani ndërtimore me përvojë pune prej 27 vitesh në treg. Ne specializohemi në ndërtimin e “shtëpive me çelësa në dorë”, si dhe në realizimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese. Për shkak të zgjerimit të aktiviteteve tona, jemi në kërkim të një Mjeshtri për AL-PVC – Dritare, i cili do t’i bashkohet ekipit tonë dhe do të jetë përgjegjës për proceset e prodhimit dhe montimit të dritareve AL-PVC. Zyrat tona gjenden në Rrugën e Gjilanit 233/5, afër pishinës Step Center. Kualifikimet e kërkuara: Përvojë paraprake në prodhim dhe montim të dritareve AL-PVC – e domosdoshme; Njohuri të materialeve, profileve, mekanizmave, xhamave dhe aksesorëve të dritareve; Njohuri të proceseve të matjes, prerjes, përpunimit dhe montimit të profileve; Aftësi për të lexuar dhe kuptuar masat dhe specifikat teknike të dritareve; Përvojë në montim dhe përshtatje të dritareve në objekte të ndryshme; Përparësi kanë kandidatët me përvojë si mjeshtër në këtë industri; Përgjegjësitë kryesore: Prodhimi i dritareve dhe dyerve AL-PVC sipas masave dhe specifikave të kërkuara; Përgatitja, përpunimi dhe montimi i profileve AL-PVC; Montimi i mekanizmave, aksesorëve, xhamave dhe komponentëve të tjerë; Montimi dhe instalimi i dritareve dhe dyerve në terren; Kryerja e matjeve dhe verifikimi i dimensioneve para prodhimit dhe montimit; Bashkëpunim i ngushtë me kryepunëtorin/liderin e ekipit dhe zbatimi i instruksioneve të dhëna; Asistencë në planifikimin e prodhimit dhe montimit të porosive; Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi i duhur i mjeteve dhe pajisjeve; Punë në fabrikë/punishte dhe në terren, përfshirë montimet në objektet e kompanisë dhe te klientët privatë; Orari i punës: 07:00 – 17:00 – E hënë – E shtunë (dy të shtatene pushim, dy të shtatene punë) 1 orë pauzë e përfshirë në orarin e cekur më lartë. Çfarë ofrojmë: Pagë konkurruese fikse per 12 muaj/vit pa nderprerje; Trusti i paguar nga kompania; Pushimet vjetore te paguara nga kompania sipas ligjit; Sigurim shendetesor nga kompania; Dreka e mbuluar nga kompania + ore e pauzës me pagesë; Punë të rregullt dhe afatgjatë; Ambient pune profesional dhe mbështetës; Punë në ekip me staf me përvojë; Angazhim në projekte dhe punë të ndryshme në prodhim dhe montim; Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke na telefonuar në numrin +383 49 745 555. Burimi: https://kosovajob.com/shala-group/mjeshter-ne-al-pvc-dritare

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)