Brand Developer (m/f) - Evapify

    Prishtinë
    marketing
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Vende të lira pune nga kompania “Evapify" Pozita: Brand Developer/e Departamenti: Sales & Distribution Lokacioni: Prishtinë Evapify është një kompani globale me bazë në Poloni, e specializuar në distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike (Vapes) dhe produkteve alternative të nikotinës. Kompania operon në rajon dhe ka zyrën qendrore në Prishtinë. Aktualisht, jemi në kërkim të një Brand Developer/e energjik/e dhe proaktiv/e për t'iu bashkuar ekipit tonë në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes së brendeve në portofolin tonë. Përgjegjësitë kryesore: - Zhvillimi dhe implementimi i aktiviteteve për rritjen e brendit; - Zgjerimi i prezencës dhe listimeve të produkteve në pika të reja shitjeje; - Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët dhe Key Account. - Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zhvillim të kategorisë; - Monitorimi i performancës së produkteve, shitjeve, listimeve dhe aktiviteteve promocionale; - Vizita të rregullta në terren dhe monitorimi i ekspozimit/pamjes së produkteve në pika; - Koordinimi me ekipet e Sales, Marketing; - Përgatitja e raporteve dhe analizave periodike mbi performancën e brendit; - Kontribut në planifikimin dhe implementimin e fushatave, promocioneve dhe aktiviteteve për zhvillimin e brendit. Kërkesat kryesore: - Përvojë në Sales, Brand Development, Marketing, ose pozita të ngjashme; - Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese; - Aftësi për të zhvilluar dhe menaxhuar marrëdhënie me klientë/partnerë; - Aftësi analitike dhe orientim ndaj rezultateve; - Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të pavarur të detyrave; - Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel. Patentë shoferi – Kategoria B; Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës. Aplikimet mund t'i dërgoni deri më 25.10.2026 përmes butonit të mëposhtëm ose në hrkosovo@evapify.com, duke përfshirë CV-në tuaj të përditësuar dhe një përshkrim të shkurtër se pse mendoni se kjo pozitë është e përshtatshme për ju. Burimi: https://kosovajob.com/evapify/brand-developer-mf

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)