Konkurs për punësim Pozita: Teknik i Laboratorit të Betonit Tehno Burimi shpall konkurs për pozitën Teknik i Laboratorit të Betonit, për angazhim në kontrollin dhe testimin e cilësisë së betonit dhe materialeve përbërëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Marrja dhe përgatitja e mostrave të betonit për testim; - Kryerja e testeve të betonit të freskët, përfshirë kontrollin e konsistencës (Slump Test); - Përgatitja, etiketimi dhe ruajtja e mostrave/kubëzave të betonit; - Kryerja e testimeve të rezistencës së betonit sipas afateve të përcaktuara; - Kontrolli dhe testimi i materialeve përbërëse të betonit sipas nevojës; - Evidentimi dhe dokumentimi i rezultateve të testimeve laboratorike. Kualifikimet dhe kërkesat: - Shkollim i mesëm profesíonal ose kualifikim relevant teknik; - Përvoja në laborator betoni, fabrikë betoni ose sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi; - Njohuri bazë mbi betonin, agregatet dhe materialet ndërtimore; - Aftësi për përdorimin e pajisjeve laboratorike; - Saktësi dhe përgjegjësi në regjistrimin e rezultateve; - Patentë shoferi – Kategoria B, konsiderohet përparësi. Çfarë ofrojmë: - Punë në një kompani profesionale dhe të organizuar; - Ambient stabil dhe dinamik pune; - Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim; - Trajnim dhe mbështetje gjatë procesít të punës; - Kushte pune në përputhje me përgjegjësitë e pozitës. Aplikimi: Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe të dhënat e kontaktit. Burimi: https://kosovajob.com/tehnoburimi/depoist-mekanik