TehnoBurimi SH.A. DD shpall vende të lira pune për pozitat: MIRËMBAJTËS / PASTRUES – 1 Pozite Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të rregullt, i cili do të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë. Detyrat kryesore: Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë; Mban të pastra zyrat, hapësirat e përbashkëta, korridoret, tualetet dhe hapësirat e tjera të përcaktuara; Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e vazhdueshëm të ambíenteve; Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e pastrimit; Kujdeset për furnizimin dhe përdorimin racional të materialeve të pastrimit; Raporton nevojat për materiale ose problemet e evidentuara gjatë punës; Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë; Kryen edhe detyra të tjera të mirëmbajtjes së përgjithshme sipas nevojës. Kërkesat: Përgjegjësi dhe korrektësí në punë; Kujdes ndaj pastërtisë dhe higjienës; Aftësi për organizimin e punës; Gatishmëri për bashkëpunim; Përvoja në punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme. Ne ofrojmë: Punësim të rregullt dhe afatgjatë; Pagë konkurruese; Kushte të mira dhe ambient të qëndrueshëm pune; Mjetet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës. Vendi i punës: Mitrovice Kontakti: +38348444806 PUNËTOR NË PRODHIM - 6 Pozita Kërkojmë punëtorë të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, për t’iu bashkuar ekipit tonë në procesin e prodhimit të elementeve të betonit. Detyrat kryesore: Punon në procesin e prodhimit të shtyllave dhe elementeve të betonit; Përgatit dhe mbush kallëpet sipas procesit të përcaktuar të prodhimit; Përdor makineritë, veglat dhe pajisjet e punës sipas udhëzimeve; Kujdeset për cilësinë e punës dhe produktit; Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë; Përdor pajisjet personale mbrojtëse gjatë punës; Mban vendin e punës të pastër dhe të organizuar; Raporton çdo problem, defekt apo rrezik te personi përgjegjës; Bashkëpunon me kolegët dhe udhëheqësit për realizimin efikas të procesit të prodhimit. Kërkesat: Gatishmëri dhe aftësi për punë fizike; Përgjegjësi, korrektësi dhe disiplinë në punë; Gatishmëri për të mësuar dhe për të ndjekur udhëzimet e punës; Aftësi për punë në ekip; Përvoja paraprake në prodhim, ndërtimtari ose punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme. Ne ofrojmë: Punësim të rregullt dhe afatgjatë; Pagë konkurruese; Ambient të organizuar dhe të sigurt pune; Pajisjet e nevojshme për punë dhe siguri; Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të punës; Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë. Vendi i punës: Mitrovice Kontakti: +38348444806 PUNONJËS NË FABRIKË – 1 pozite Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, i cili do të kujdeset për larjen dhe pastërtinë e kamionëve, automjeteve dhe mjeteve të kompanisë. Detyrat kryesore: Kryen larjen dhe pastrimin e kamionëve dhe automjeteve të kompanisë; Kujdeset për pastrimin e jashtëm dhe, sipas nevojës, të brendshëm të automjeteve; Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e autolarjes; Kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirës së autolarjes; Përdor në mënyrë të përgjegjshme ujin dhe materialet e pastrimit; Raporton çdo dëmtim ose problem të vërejtur në automjete gjatë pastrimit; Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë; Bashkëpunon me personat përgjegjës për organizimin e larjes së automjeteve. Kërkesat: Gatishmëri për punë fizike; Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur; Kujdes ndaj automjeteve dhe pajisjeve të kompanisë; Përvoja në autolarje përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme. Ne ofrojmë: Punësim të rregullt dhe afatgjatë; Pagë konkurruese; Kushte të mira pune; Pajisjet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës. Vendi i punës: Mitrovice Kontakti: +38348444806 ose permes butonit "Apliko këtu". Burimi: https://kosovajob.com/tehnoburimi/mirembajtes-punetor-ne-prodhim-punetor-ne-fabrik