Merchandiser - Rajoni (Fushë Kosovë, Komoran dhe Drenas) - Erc Trade

    Fushë Kosovë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën: Merchandiser – Rajoni (Fushë Kosovë, Komoran dhe Drenas) Përgjegjësitë kryesore: Është përgjegjës për ruajtën dhe zgjerimin e pozicionimeve dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të kompanisë nëpër pikat shitëse te përcaktuara. Përkujdesët për plotësimin e stokut të produkteve ne rafte dhe për vendosjen e produkteve në rafte sipas planogrameve dhe udhëzimeve të kompanisë. Sigurohet që të gjitha produktet janë të dukshme, të pastërta dhe të renditura sipas standardeve të brendit, si ne rafte te rregullta ashtu edhe ne pozita sekondare. Përkujdeset për rritjen e dukshmërisë së produkteve duke shtuar numrin e facing në rafte sipas objektivave të përcaktuara. Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve. Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out). Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve. Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se brendeve përkatëse. Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani. Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren. Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës. Mbikëqyrja: Merchandiser punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri i tregut. Kushtet e përgjithshme: Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme; Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup; Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil; Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse; Të posedojë patentë shofer kategoria B. Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@erctrade-ks.com. Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. Burimi: https://kosovajob.com/erc-trade/merchandiser-rajoni-fushe-kosove-komoran-dhe-drenas

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)