Shield Recruitment & HR kërkon Ekonomist (5 vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit. Vendi i punës: Kazakistan Detyrat dhe përgjegjësitë: Mbajtja e evidencave ditore, javore dhe mujore të hyrje - daljeve të materialeve nëpër depo; Pranimi, kontrollimi dhe vërtetimi i materialeve të ardhura në kantier nëse materialet kanë ardhur sipas porosise (kërkesave); Kontrollon nëse materialet kanë ardhur sipas sasisë së kërkuar me kërkesë; Kontrollon nëse materialet kanë ardhur me ndonjë mangësi eventuale si: dëmtim, cilësi e dobët etj; Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt; Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative. Kualifikimet: Fakulteti Ekonomik; Së paku 2 vite përvojë punë fushën profesionale; Njohuri pune të programeve Microsoft office (Word, Excel, Outlook); Njohja e Gjuhës Angleze obligative; Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip; Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi; Aftësi të mira organizative; Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 30 Shtator 2026 në ora 16:00. Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë. Burimi: https://kosovajob.com/shield-recruitmentamp-hr/ekonomist-5-kazakistan