Berisha Group shpall konkurs pune për kandidatë/e entuziastë dhe të organizuar që dëshirojnë t'i bashkohen ekipit tonë në zyrën qendrore në Prishtinë. Kërkojmë një person profesionist që do të ofrojë mbështetje kyqe në mbarëvajtjen e operacioneve tona ditore. Detyrat dhe Përgjegjësitë: Menaxhimi i korrespondencës ditore (e-mailat, thirrjet telefonike dhe postën). Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit zyrtar të kompanisë Koordinimi i takimeve, axhendave dhe pritja e klientëve/bashkëpunëtorëve. Përgatitja e raporteve administrative dhe dokumenteve të nevojshme për stafin drejtues. Sigurimi i furnizimeve të zyrës dhe menaxhimi i logjistikës së brendshme. Kriteret dhe Kualifikimet: Përvojë paraprake në fushën administrative ose në pozita të ngjashme mbështetëse. Shkathtësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe prioritizimin e detyrave. Integritet i lartë, konfidencialitet dhe sjellje korrekte me stafin dhe klientët. Njohje e mirë e paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint). Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi. Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e lartcekura janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e përditësuar në email adresën hr@berishagroup.com Burimi: https://kosovajob.com/berisha-group/asistente-administrative