Konsulente e Showroom-it - Brunes

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Qëllimi i Pozicionit Konsulente e showroom-it është përgjegjës për prezantimin profesional të produkteve, këshillimin e klientëve, përgatitjen e ofertave dhe finalizimin e procesit të shitjes, duke siguruar eksperiencë cilësore dhe përfaqësim dinjitoz të markës Brunes. Përshkrimi i pozicionit: Mirëpret dhe asiston klientët në showroom me sjellje profesionale dhe komunikim të qartë. Prezanton produktet, materialet, veçoritë teknike dhe opsionet e personalizimit. Analizon nevojat e klientit dhe rekomandon zgjidhjet më të përshtatshme (mobilim, arredim, kombinime produktesh). Ndjek të gjitha fazat e shitjes deri në mbylljen e saj. Përgatit oferta të detajuara dhe të sakta sipas kërkesave të klientëve. Llogarit çmimet, zbritjet, opsionet e konfigurimit dhe kohën e dorëzimit. Komunikon ndryshime ose sqarime për ofertat në kohë. Regjistron porositë në sistem dhe siguron që të gjitha të dhënat janë të sakta. Koordinon me departamentin e prokurimit, magazinës dhe logjistikës për disponueshmëri dhe dorëzime. Informon klientin për statusin e porosisë, afatet dhe çdo ndryshim që mund të ndodhë. Mirëmban rendin, prezantimin dhe pastërtinë e showroom-it sipas standardeve të Brunes. Kontrollon gjendjen e ekspozitorëve, etiketave dhe mostrave. Siguron që showroom-i të jetë gjithmonë i gatshëm për vizitorë. Mban evidencat ditore të shitjeve, vizitave dhe kontakteve të klientëve. Realizon raportime mujore të performancës sipas kërkesës së menaxhmentit. Arkivon dokumentet e shitjes sipas procedurave të kompanisë. Burimi: https://kosovajob.com/brunes/konsulente-e-showroom-it

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)