TEB Sh.A është një nga bankat më me reputacion në Kosovë dhe është pjesë e brendit të njohur bankar në Turqi e mbështetur nga autoriteti ndërkombëtar BNP Paribas. TEB tani është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant i Burimeve Njerëzore në Zyrën Qendrore. Përgjegjësitë: - Ndihmon në përgatitjen e kontratave të punës - Ndihmon në përgatitjen e formularëve për informim të stafit - Pranon dhe informon punonjësit e ri me informata të nevojshme për pozitën e tyre të re në TEB - Përgjegjës për regjistrimin e pushimeve të stafit, vendosjen në dosje të formularëve dhe raportimin sipas kërkesës për ditët e shfrytëzuara / të mbetura në degët / departamentet përkatëse. - Hapja dhe mirëmbajtja e dosjeve të stafit, përgjegjës për të siguruar që punonjësit të dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të njëjtat të vendosen në dosje - Përgjegjës për vendosjen me saktësi të dokumenteve të BNj në dosje. - Përgjegjës për përgatitjen e statistikave të stafit për departamentet dhe degët mbi bazën e nevojës për të ditur - Ndihmon në përgatitjen e raporteve të rregullta mujore - Ndihmon lidhur me punën së trajnerëve - Ndihmon në procesin e rekrutimit (përgatitja e testit, kontrolli i testit, organizimi i orarit të intervistave, informimi i kandidatëve për rezultatin e intervistës). Kualifikimet e kërkuara: - Diplomë të studimeve themelore (BA) - Aftësi të duhura ndërpersonale dhe komunikuese - Të menduarit analitik - Aftësi të dëshmuar për të mbështetur në mënyrë administrative Burimet Njerëzore - Njohuri të çështjeve bankare në përgjithësi - Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar përgjegjësi / role shtesë analitike Aplikimi duhet të bëhet online përmes ueb faqes së bankës www.teb-kos.com. Afati për aplikim është 18.10.2026. Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/praktikant-i-burimeve-njerezore-albeng