Invitation to Tender - Construction Works - Open Procedure Climate Resilience in the Water Sector of Kosovo: Seed Investment Supply and Installation of Pump Systems - Kiwer Economic and Enviroment Regulation

    Prishtinë
    ndertim
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    FTESË PËR TENDERIM Punime ndërtimore - Procedurë e hapur Rezistenca klimatike në sektorin e ujësjellësit të Kosovës: Investim fillestar Furnizimi dhe instalimi i sistemeve të pompimit. Objekti i kontratës është rehabilitimi dhe zëvendësimi i pajisjeve të pompimit në stacionet ekzistuese të pompimit të operuara nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit pjesëmarrëse. Punimet përfshijnë, por nuk kufizohen në: - Verifikimin e kushteve hidraulike, mekanike, elektrike dhe ndërtimore në terren; - Projektimin e detajuar inxhinierik dhe përgatitjen e dokumenteve të zbatimit; - Furnizimin e pompave, motorëve, pajisjeve hidraulike, valvulave, instrumentacionit, sistemeve elektrike dhe të kontrollit; - Çmontimin dhe asgjësimin e pajisjeve ekzistuese, sipas nevojës; - Instalimin dhe integrimin në infrastrukturën ekzistuese; - Testimin, vënien në punë, funksionimin provë dhe dorëzimin e instalimeve. Punimet do të kryhen në lokacionet e mëposhtme: - KRU Prishtina - Stacioni i Pompimit Kodra I; - KRU Mitrovica - Stacionet e Pompimit Tuneli 1 dhe Staritërg; - KRU Hidrodrini - Stacioni i Pompimit Jarina-Klinë; - KRU Gjakova - Stacioni i Pompimit Rahoveci 1; - KRU Bifurkacioni - Stacioni i Pompimit Surqinë. Vendi i realizimit: Kosovë Periudha e zbatimit: 27.11.2026 - 28.05.2027 Burimi: https://kosovajob.com/kiwer-economic-and-enviroment-regulation/invitation-to-tender-construction-works-open-procedure-climate-resilience-in-the-water-sector-of-kosovo-seed-investment-supply-and-installation-of-pump-systems

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)