Inxhinier/e i/e Ndërtimit, Vozitës kamioni, Shofer të ekskavatorëve, Shofer te makinerive të rënda, Punëtorë ndërtimi, Mjeshtër suvatimi - Sinani - Ing SH.P.K

    Prishtinë
    ndertim
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    SINANI ING SH.P.K është kompani e ndërtimit me mbi 20 vite përvojë në treg, e specializuar në realizimin e projekteve ndërtimore cilësore dhe moderne. Gjatë këtyre viteve, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm falë përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta në realizimin e punimeve, duke ofruar zgjidhje të besueshme për klientët dhe partnerët e saj. Në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve të saj, shpall: KONKURS PUNE Pozitat: Inxhinier/e i/e Ndërtimit (2 pozita) Vozitës kamioni (2 pozita) Shofer të ekskavatorëve Shofer te makinerive të rënda- kamionave (4 pozita) Punëtorë ndërtimi (3 pozita) Mjeshtër suvatimi (3 pozita) Detyrat dhe përgjegjësitë: Udhëheqja dhe menaxhimi i punimeve në terren; Organizimi dhe koordinimi i ekipeve të punës; Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve sipas standardeve teknike; Hartimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik; Përgatitja e raporteve ditore/javore mbi ecurinë e punimeve; Bashkëpunimi me projektues, investitorë dhe palë të tjera të përfshira; Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë; Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit. Kualifikimet e kërkuara: Për stafin inxhinierik Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit; Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fushën përkatëse; Njohuri të mira të standardeve teknike, proceseve të ndërtimit dhe programeve profesionale, përfshirë AutoCAD dhe MS Office; Aftësi të mira organizative, menaxheriale, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve. Për vozitësit dhe operatorët e makinerive Së paku 1 (një) vit përvojë pune si vozitës kamioni ose operator i makinerive të rënda, varësisht nga pozita për të cilën aplikohet; Patentë shoferin e kategorisë përkatëse dhe dokumentacion i vlefshëm për drejtimin ose operimin e mjetit/makinerisë përkatëse. Për punëtorët e ndërtimit Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në sektorin e ndërtimit dhe në kryerjen e punëve të kësaj natyre; Aftësi për punë ekipore, përgjegjshmëri dhe respektim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Për mjeshtrit e suvatimit Së paku 2 (dy) vite përvojë pune si mjeshtër suvatimi dhe përvojë praktike në realizimin e punimeve të suvatimit; Aftësi për realizimin cilësor të punimeve, punë ekipore dhe respektim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ofrojmë: Ambient profesional dhe dinamik pune; Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë; Pagë konkurruese (sipas përvojës dhe kualifikimit). Burimi: https://kosovajob.com/sinani-ing/vende-te-lira-pune

    Postuar: 2 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)