Punonjës Magazine - Jumbo

    Mitrovicë
    logjistik
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Kid Zone Kosova shpk, një kompani e njohur në sektorin e retail që operon në Kosovë që nga viti 2014 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e njohur që plotëson nevojat e të gjitha grupeve demografike. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Shqiperinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi europiane, një shumëllojshmëri të madhe artikujsh dhe çmime konkurruese. Profili i Grupit BALFIN : BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i larmishëm shtrihet në disa sektorë, përfshirë bankarinë, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Mane Foundation. Pozicioni i punës: Punonjës Magazine Departamenti: Operacione Vendndodhja: Mitrovicë PËRMBLEDHJE E POZICIONIT: Një punëtor magazinë është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen dhe operimin e magazinës si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive, si dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan. Përgatit produktet në bazë të porosive për në terrenin e shitjes. FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT: Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore; Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës; Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës; Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambientet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte; Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës; Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë; Bën kontrollin në sistem Kubit të furnizimit me terminalet e dorës (motorola, palmar) në bazë kutish;Hap dhe kontrollon çdo kuti të dyshimtë për difekte, minuse ose probleme të tjera fizike, sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës dhe eksperiencave të mëparshme; Ndan veç mostrat e reja sipas procedurës që zbatohet në pranimin e furnizimit në magazinat Jumbo; Bën stokimin e artikujve, pas pranimit të furnizimit dhe shpërndarjes së porosive; Përgatit fizikisht transfertat e produkteve që kërkohen nga menaxhimi ose supervizori i magazinës; Bën pranimin e transfertave që vijnë në dyqan nga dyqanet e tjera Jumbo, duke kontrolluar faturën e shoqërimit dhe sasinë përkatëse të mallit; Bën stokimin e produkteve të kategorive sezonale të mbyllura; Ndihmon dhe përgatit transfertat e kodeve të kategorive sezonale, të mbyllura për magazinë qendrore; Njoh me së miri kodet e furnitorit për çdo kategori produkti; Në rast të kontaktit me klientin, i ofron klientit shërbim cilësor sipas standardeve të kompanisë dhe/ose kërkon ndihmë nga personeli i sallës për ta orientuar klientin më së miri; Sillet situativ në rast të problemeve në punë, shmang keqkuptimet dhe kërkon ndihmë nga superiori nëse është e nevojshme; Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem në lidhje me produktin; Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit në mënyrë të menjëhershme për avari të ndryshme për të cilat është dëshmitar i momentit; Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë; Respekton dhe përshëndet klientin i pari që në momentin e parë që ka kontakt me të; Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e rinj të departamentit të vet dhe më gjerë; Jep feedback në rastet e kërkuara mbi performancën e punonjësit të ri që i është caktuar për trajnim; Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit. KËRKESAT: Arsim i mesëm ose i lartë; Të paktën një vit përvojë në magazinim; Njohja e gjuhës angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënte avantazh; Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh. AFTËSI TË TJERA: Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës; Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre; Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup; Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit; Aftësi për të siguruar shërbim efikas në çdo kohë; Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët; Aftësi për të përballuar punë fizike nën stres; Burimi: https://kosovajob.com/jumbo/punonjes-magazine-mitrovice

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)