NJOFTIM PËR PRAKTIKË Pozita Praktikant/e Vendi i punës Njësia e Disbursimeve, Departamenti i Operacioneve Qëndrore Data e Hapjes 25.09.2026 Data e Mbylljes 01.10.2026 Detyrat dhe përgjegjësitë: Të ndihmoj në mbështetjen e stafit në përgatitjen dhe kontrollimin e dokumentacionit të nevojshëm për disbursimin e kredive. Të verifikojë plotësinë e dokumentacionit sipas procedurave dhe udhëzimeve të brendshme. Të asistojë në evidentimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemet përkatëse. Të ndihmojë në koordinimin me njësitë dhe departamentet përkatëse për kompletimin e dokumentacionit para disbursimit të kredive. Të asistojë në verifikimin e përmbushjes së kushteve paraprake për disbursimin e kredive sipas vendimeve të aprovimit. Të identifikojë dhe raportojë te mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë çdo mospërputhje apo mangësi të evidentuar gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe procesit të disbursimit. Të kryej detyrave të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të njësisë. Kualifikimet: Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante. Të ketë njohuri të punës në kompjuter. Të ketë aftësi të mira komunikimi. Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke. Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja. Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundosi-punesimi/ Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen përmes telefonit. Burimi: https://kosovajob.com/banka-kombetare-tregtare/praktikante-njesia-e-disbursimeve