Instituti Zviceran për Shëndetin Publik dhe Tropikal (SWISS TPH) - Zyra në Kosovë po zbaton projektin "Accessible Quality Health Care" (AQH) për të përmirësuar shëndetin e popullatës në Kosovë përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime. Projekti i Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) fton kompanitë e kualifikuara në fushën e furnizimit me pajisje mjekësore, që të dorëzojnë oferta për shërbimet: LOT 1: Furnizim dhe Imstalim i Pajisjeve Mjekësore për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë. LOT 2: Furnizim dhe Imstalim I Pajisjeve Mjekësore për Personat e Verbër / Personat me Dëmtime të Shikimit. Kompanitë mund të kontaktojnë Zyrën e Projektit AQH në Prishtinë në adresën elektronike: procurement@aqhproject.org për dokumentacionin e tenderit. Afati i dorëzimit të ofertave është data: 27.10.2026 deri në orën 11:00. Burimi: https://kosovajob.com/aqh-project/ftese-per-tender-furnizim-me-pajisje-mjekesore