BPB JUNIOR PROGRAM Gjenerata e 10-të Trajnim profesional | Përvojë praktike | Mbështetje financiare Banka për Biznes,përmes Junior Program, ofron programin tre-mujor të dedikuar studentëve të vitit të fundit dhe të diplomuarve rishtazi, të cilët synojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë në sektorin bankar. Përmes trajnimit, mentorimit dhe angazhimit në projekte reale, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesionistët e BPB-së dhe të njihen nga afër me funksione të ndryshme të bankës. Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, ndërsa pjesa praktike realizohet në departamente dhe degë të BPB-së në qytete të ndryshme të Kosovës. Zhvillimi yt Programi të mundëson të kalosh nga njohuritë akademike në një përvojë reale profesionale, duke përfituar: - Trajnime profesionale nga ekspertët e BPB-së; - Mentorim dhe orientim profesional; - Përvojë praktike në fusha të ndryshme të Bankës; - Angazhim në projekte reale; - Mbështetje financiare mujore; - Certifikatë pas përfundimit me sukses të programit; - Mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karrierës dhe punësim në BPB. Ftojmë të aplikojnë: - Të rinj të moshës 20–29 vjeç, nga të gjitha qytetet e Kosovës; - Studentë të vitit të fundit ose të diplomuar rishtazi në Ekonomi, Matematikë Financiare, Teknologji të Informacionit (IT), Juridik, Shkenca Sociale dhe fusha të tjera të studimit; - Kandidatë me aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi; - Kandidatë me njohuri të mira të gjuhës angleze. Nuk është e nevojshme të kesh përvojë të mëparshme. Vlerësojmë potencialin, motivimin dhe gatishmërinë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Procesi i përzgjedhjes 01 | Aplikimi online. Plotëso formularin e aplikimit. 02 | Testimi logjik. Vlerësimi i aftësive numerike dhe logjike. 03 | Intervista grupore. Vlerësimi i aftësive të komunikimit, bashkëpunimit dhe punës në ekip. 04 | Intervista individuale. Njohje më e afërt me kandidatin, motivimin dhe interesin për programin. Apliko deri më 22 nëntor 2026. Zhvillo potencialin tënd. Fito përvojë. Fillo karrierën me BPB. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike. Formën e aplikimit për punësim e gjeni duke klikuar në butonin “Apliko”. Aplikacionet e dorëzuara në formate të tjera nuk do të pranohen. Burimi: https://kosovajob.com/banka-per-biznes/bpb-junior-program