Mundësi Praktike - TEB Banka

    Prishtinë
    financa
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Mundësi për kryerjen e praktikës Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet. TEB tani po kërkon studentë në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar në programin për fillestarë në afarizmin bankar, për të gjitha degët ku operon. Përmes kësaj mundësie kandidatët e interesuar do të mund te kyqen ne programin interaktiv hyrës të praktikës që do të zgjasë 3 muaj. Përgjegjësitë: - Të jetë i përkushtuar në program në trajnimet në klasë, degët përkatëse si dhe zyrën qëndrore. - Të jetë pjesë interaktive e programit. - Të tregoj interesim në zhvillimin personal dhe profesional në bashkëpunim me kandidatët tjerë të grupit dhe trajnerët. - Të adaptohet lehtë me kërkesat e programit. - Detyra tjera relevante të caktuar nga mbikëqyrësi direkt. Kualifikimet e kërkuara: - Studentë në përfundim të studimeve apo te diplomuar në fakultetet e Shkencave Shoqërore, Ekonomik, Agrobiznes, Teknologji Informative, ose edhe fushave tjera nëse e ndijnë vetën sfidues. - Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Shqipe dhe Angleze në të folur dhe shkruar. - Anëtar i mirë i ekipit dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese. - E obligueshme: njohuri e MS Office (Excel, Word, Outlook, PowerPoint). Ofrohet kontratë praktike për tre (3) muaj. Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 12.03.2023. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/mundesi-praktike

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)