Këshilltar ne Shitje - Malishevë Detyrat dhe përgjegjësitë: Realizon objektivat mujore të shitjes duke arritur targetet ditore dhe javore të përcaktuara nga kompania Ofron shërbim profesional dhe komunikim cilësor me klientët sipas standardeve të kompanisë Kujdeset për organizimin mirëmbajtjen dhe pozicionimin e produkteve në sektorin përkatës Kualifikimet e kërkuara: Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh) Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme Shkathtësi të mira komunikimi Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen Neptun Kosova sh.p.k ofron: Trajnim të vazhdueshëm Pagë bazuar në merita, vlerësim performance dhe bonus për arritjen e objektivit mujor Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni. Burimi: https://kosovajob.com/neptun/keshilltar-ne-shitje-malisheve