Business Development & Key Account Manager - B2B - Gent Shala Consulting LLC

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar
    950 deri 1200 Euro neto
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit, është në kërkim të një profesionist/e me përvojë në shitje B2B, zhvillim biznesi dhe menaxhim të klientëve kryesorë. Kompania është e specializuar në distribuimin dhe zhvillimin e brendeve ndërkombëtare në fushën e consumer electronics, mobile accessories dhe home appliances. Përgjegjësitë kryesore: - Zhvillimi i shitjeve B2B dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja; - Menaxhimi dhe zhvillimi i partnerëve dhe Key Accounts ekzistues; - Prezantimi dhe listimi i brendeve dhe produkteve të kompanisë te partnerët; - Negocimi i kushteve komerciale dhe përgatitja e ofertave; - Monitorimi i shitjeve, stokut, replenishment-it dhe performancës së produkteve; - Analizimi i sell-in dhe sell-out dhe identifikimi i mundësive për rritje; - Ndjekja e porosive, pagesave dhe afateve të dakorduara; - Identifikimi i kanaleve dhe mundësive të reja të shitjes; - Vizita të rregullta te partnerët dhe përgatitja e raporteve të shitjeve; - Bashkëpunimi me menaxhmentin për zhvillimin e strategjisë komerciale. Kriteret: - Minimum 3 vite përvojë në B2B Sales, Business Development ose Key Account Management; - Përvoja në consumer electronics, IT, telecom, distribution, retail ose FMCG konsiderohet përparësi; - Njohje e mirë e tregut dhe rrjetit të retailerëve në Kosovë; - Aftësi të avancuara në negocim, komunikim dhe zhvillim të marrëdhënieve me klientët; - Orientim të fortë drejt rezultateve dhe realizimit të targeteve; - Njohuri të mira të Excel-it dhe përgatitjes së raporteve komerciale; - Aftësi për të analizuar shitjen, stokun, marginën dhe performancën e produkteve; - Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; - Patentë shoferi – Kategoria B; - Gatishmëri për vizita dhe udhëtime pune. Ne ofrojmë: - Pagë 950 deri 1200 Euro neto, varësisht nga eksperienca; - Sistem bonusi të bazuar në performancë dhe rezultate; - Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim; - Punë me brende ndërkombëtare dhe partnerë të rëndësishëm të tregut; - Ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve. Kërkojmë një kandidat/e proaktiv/e, të organizuar dhe me mentalitet të fortë komercial, me fokus jo vetëm në realizimin e shitjes, por edhe në zhvillimin afatgjatë të partnerëve dhe rritjen e biznesit. Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com Burimi: https://kosovajob.com/gent-shala-consulting-llc/business-development-key-account-manager-b2b

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)