Dispeçer/e (Dispatcher) - KFC Kosova

    Prishtinë
    ushqim
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal Dispatcher Rreth KFC Te KFC Kosova, pulën e duam të gjithë, por ajo që na bën të veçantë janë njerëzit tanë. Janë idetë e tyre të shkëlqyera dhe përkushtimi i tyre që qëndrojnë pas çdo suksesi tonë. Ne jemi në kërkim të kandidatëve të talentuar që ndajnë vizionin dhe vlerat tona, duke vendosur gjithmonë njerëzit dhe shërbimin superior për klientët në qendër të çdo veprimi. Në këtë mision, Dispatchers janë heronjtë e padukshëm: ata që koordinojnë çdo porosi në restorantet tona Delivery, duke u siguruar që çdo klient të ndihet i kënaqur me ushqimin dhe i mirëpritur në familjen KFC Kosova. Detyrat dhe përgjegjësitë e punës: Përcakton porositë për shoferët, duke koordinuar lokacionet (rrugët), ndryshimet e lokacioneve dhe porosive; Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Operacioneve në implementimin e rutinave ditore të Delivery dhe në plotësimin e kërkesave të klientëve; Vepron si një ndërlidhës/e komunikimi përmes sistemit Delivery me restorantin dhe shoferët, si dhe i përgjigjet thirrjeve telefonike nga klientët, restorantet dhe shoferët; Përgatit raportet e rregullta të Delivery dhe i dërgon ato tek personat kompetentë. Kë po kërkojmë? Kërkojmë një person me vetëbesim dhe energji pozitive, i/e gatshëm/e të mësojë, të përballet me sfida dhe të punojë në një ambient dinamik dhe bashkëpunues. Kjo pozitë gjithashtu kërkon: Të jetë person pozitiv dhe i qasshëm; Të punojë me orar fleksibil; Të ketë aftësi të mira komunikuese, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze; Të ketë njohuri bazike të përdorimit të Excel-it; Të ketë aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situatat me presion; Të ketë njohuri të përgjithshme mbi hartat rrugore në Kosovë. Çfarë mund të ju ofrojmë ne? Pagë të 13-të; Sigurim shëndetësor; Shujtë ditore falas në KFC; 20% zbritje për çdo blerje; Trajnim profesional; Ushqim dhe pije falas në zyrë; Pajisje elektronike (telefon, laptop dhe të tjera) në dispozicion për kryerjen e punëve dhe detyrave; Aktivitete të ndryshme ekipore. Lokacioni
: KFC Zyre Qendrore Orari
: I plotë (Full Time - Me ndërrime)
 Si të aplikoni? Dërgoni CV-në tuaj në email: work@kfc-ks.com, deri më 31.03.2026.
 Titulli i email-it duhet të jetë: “Dispatcher”.
 Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/kfc-kosova/dispecere-dispatcher

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)