Instituti Zviceran i Shëndetit Publik (TPH), përmes zyrës së tij në Kosovë, po zbaton projektin "Accessible Quality Health Care" (AQH) për të përmirësuar shëndetin e popullatës në Kosovë përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime. Projekti i Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH) në Kosovë fton kompanitë e kualifikuara në fushën e Teknologjisë Informative, që të dorëzojnë oferta për shërbimet e mëposhtme: “Furnizim, instalim dhe funksionalizim të pajisjeve të teknologjis informative.” Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentet e tenderit ditëve të punës nga ora 8:30-16:00, me se largu deri me date 15.10.2026 ora 10:00 duke kontaktuar Zyrën e Projektit AQH në Prishtinë, Kosovë, në adresën e mëposhtme të emailit: procurement@aqhproject.org duke dërguar numrin unik identifikues dhe emrin e kompanis. Dokumentet e kërkuara të tenderit do të dërgohen në mënyrë elektronike. I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është i përfshirë në dosjen e tenderit. Afati i dorëzimit të ofertave: Data: 16 Tetor 2026, deri në orën 11:00. Adresa: Rr. Tiranë, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, Banesat Nr 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë. Udhëzimet e dorëzimit: Ofertat duhet të dorëzohen në kopje të shtypur (një origjinal, një kopje, dhe një USB ose CD me dosjen përbrenda) në një zarf të mbyllur në Zyrën e Projektit AQH. Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Zyrën Projektit AQH ne: procurement@aqhproject.org. Burimi: https://kosovajob.com/aqh-project/ftese-per-tender-furnizim-instalim-dhe-funksionalizim-te-pajisjeve-te-teknologjis-informative