Zyrtar i Lartë për AML dhe Pajtueshmëri - Moneta

    Prishtinë
    financa
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Pozita: Zyrtar i Lartë për AML dhe Pajtueshmëri Data e publikimit: 16.09.2026 Rreth nesh: Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave dhe shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës. Rreth pozitës: Jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues dhe domethënës në MONETA? Ne jemi në kërkim të një kolegu/e të përkushtuar, profesional dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Departamentin e AML dhe Pajtueshmërisë. Zyrtari i Lartë i AML dhe Pajtueshmërisë do të ketë përgjegjësi në mbështetjen dhe zbatimin e kuadrit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit brenda MONETA, duke kontribuar në monitorimin e transaksioneve, identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve, zbatimin e kërkesave rregullative dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe kontrolleve të brendshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kërkesat rregullative dhe standardet profesionale. Përgjegjësitë kryesore: Monitorimi i përditshëm i zbatimit të politikave dhe procedurave të AML/CFT; Analizimi dhe monitorimi i transaksioneve me qëllim identifikimin e aktiviteteve të dyshimta dhe rreziqeve të mundshme; Identifikimi, analizimi dhe raportimi i transaksioneve të dyshimta tek NJIF-K, në përputhje me kërkesat ligjore; Monitorimi i rasteve të dyshimta të mashtrimit dhe çështjeve të tjera që lidhen me rrezikun e përputhshmërisë; Monitorimi i zbatimit të kërkesave të AML/CFT në pikat vetanake dhe tek agjentët e MONETA-s; Identifikimi dhe vlerësimi i marrëdhënieve të biznesit dhe aktiviteteve me nivel të lartë rreziku; Rishikimi dhe vlerësimi i politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi; Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit, evidencave dhe arkivit lidhur me raportimet dhe çështjet e AML/CFT; Përgjigjja ndaj kërkesave për informacione dhe të dhëna nga NJIF-K, BQK dhe autoritete të tjera kompetente, në përputhje me procedurat dhe autorizimet përkatëse; Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, menaxhmentin dhe departamentet relevante për çështje të AML/CFT dhe përputhshmërisë; Identifikimi i dobësive dhe rreziqeve në proceset ekzistuese dhe propozimi i masave për përmirësimin e kontrolleve; Mbështetja në ngritjen e vetëdijes dhe informimin e stafit lidhur me ndryshimet në kërkesat ligjore dhe rregullative; Kryerja e detyrave të tjera relevante në fushën e AML/CFT dhe përputhshmërisë, sipas nevojës. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme e obliguar; Përvojë relevante në AML/CFT, Compliance ose fusha të ngjashme; Njohuri të mira të legjislacionit dhe kërkesave rregullative në fushën e AML/CFT; Përvojë në analizën dhe monitorimin e transaksioneve konsiderohet përparësi; Përvojë në komunikim dhe bashkëpunim me institucione rregullative ose autoritete kompetente konsiderohet përparësi; Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve; Aftësi për të analizuar informacione komplekse dhe për të identifikuar rreziqe; Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim; Njohuri të mira të gjuhës angleze; Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel. Lokacioni: Prishtinë Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@monetaks.com duke vendosur titullin e pozitës në të cilën aplikoni, “Zyrtar i Lartë për AML dhe Pajtueshmëri”. Afati i fundit për aplikim: 27.09.2026 Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Burimi: https://kosovajob.com/moneta/zyrtar-i-larte-per-aml-dhe-pajtueshmeri

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)