Analisti i Blerjes është përgjegjës për analizimin, planifikimin dhe mbështetjen e proceseve të blerjes për sektorët Meremetim, Instalime dhe Sanitari, duke analizuar çmimet, kostot, shitjet, stokun, furnitorët dhe performancën e produkteve. Qëllimi i pozitës është të sigurojë që vendimet e blerjes për sektorët përkatës të bazohen në të dhëna të sakta, kërkesën e tregut dhe performancën komerciale, duke kontribuar në optimizimin e kostove, nivelit të stokut, marzhës dhe profitabilitetit të kompanisë. **DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE** Analizon të dhënat e blerjeve, shitjeve, stokut, çmimeve dhe marzhës për produktet dhe kategoritë përkatëse; Përgatit analiza periodike mbi performancën e produkteve, kategorive dhe furnitorëve; Analizon çmimet e blerjes dhe ndryshimet e tyre dhe identifikon devijimet apo rritjet e pajustifikuara të kostove; Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj); Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë; Krahason ofertat dhe kushtet komerciale të furnitorëve dhe përgatit analiza krahasuese për vendimmarrje; Analizon raportin ndërmjet çmimit të blerjes, çmimit të shitjes, marzhës dhe profitabilitetit; Monitoron nivelin dhe qarkullimin e stokut dhe identifikon produktet me qarkullim të ulët, stok të tepërt apo rrezik për mungesë; Monitoron realizimin e porosive dhe evidenton vonesat, mospërputhjet apo problemet me furnizimin; Mban dhe përditëson bazën e të dhënave të furnitorëve, artikujve, çmimeve dhe kushteve komerciale; Kontrollon dhe analizon ndryshimet në çmimet hyrëse dhe ndikimin e tyre në marzhë; Identifikon mundësi për uljen e kostove dhe përmirësimin e kushteve të blerjes; Mbështet procesin e negocimit me furnitorët përmes përgatitjes së analizave dhe të dhënave relevante; Kontrollon nëse kushtet e dakorduara me furnitorët reflektohen në porosi, dokumentacion dhe faturim; Bashkëpunon me departamentin e shitjes dhe menaxhmentin për identifikimin e produkteve me potencial të lartë apo performancë të dobët; Bashkëpunon me logjistikën dhe magazinën për optimizimin e nivelit të stokut; Përgatit raporte javore, mujore dhe analiza sipas kërkesës së menaxhmentit; Siguron saktësinë dhe konsistencën e të dhënave që përdoren në analizat e blerjes; Jep rekomandime konkrete për optimizimin e blerjeve, kostove dhe stokut; Kryen detyra të tjera profesionale që lidhen me fushën e blerjes dhe analizës, sipas kërkesës së menaxhmentit. **KUALIFIKIMET DHE KRITERET** Kandidati/ja duhet të ketë: Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Menaxhim, Administrim Biznesi, Logjistikë, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme; Përvojë pune në blerje, analizë të të dhënave, financa, controlling, retail ose pozita të ngjashme konsiderohet përparësi; Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel; Aftësi të avancuara numerike dhe analitike; Aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t'i shndërruar ato në rekomandime konkrete për biznesin; Kuptim të mirë të kostos, marzhës, profitabilitetit dhe menaxhimit të stokut; Aftësi të mira në përgatitjen dhe prezantimin e raporteve; Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar, në të folur dhe në të shkruar – kusht i domosdoshëm; Aftësi për komunikim profesional dhe zhvillim të korrespondencës në gjuhën angleze me furnitorë dhe partnerë ndërkombëtarë; AFTËSITË DHE KOMPETENCAT Kërkojmë një kandidat/e që karakterizohet nga: Mendim analitik dhe logjik; Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve; Aftësi për të punuar me numra dhe sasi të mëdha të të dhënave; Aftësi për të identifikuar probleme dhe për të propozuar zgjidhje; Orientim drejt rezultateve dhe optimizimit të kostove; Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të prioriteteve; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; Komunikim dhe bashkëpunim profesional ndërmjet departamenteve; Aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve; Integritet, përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave komerciale. **KUSHTET E PUNËS DHE KOMPENSIMI** Paga për pozitën është e negociueshme dhe përcaktohet me marrëveshje, në varësi të profilit profesional të kandidatit/es. **APLIKIMI** Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në, së bashku me dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimin dhe përvojën profesionale, në adresën elektronike hr@bau-holding.eu Burimi: https://kosovajob.com/bau-market/analist-i-blerjes-2