Urëmatës / Mbikëqyrës i Sektorëve në Deponinë Sanitare në Dumnicë - Podujevë - Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë

    Podujevë
    ndertim
    I skaduar
    760.00€
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 406/2026 të dt. 06.11.2026 me nr. të protokollit 02/2369 KMDK SH.A shpall këtë: KONKURS PUBLIK PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS Titulli: Urëmatës / Mbikëqyrës i Sektorëve në Deponinë Sanitare në Dumnicë – Podujevë (1 pozitë) Numri i Referencës: ZP/KJ-15-2026; I raporton: Drejtorit të Departamentit të Operimeve; Niveli i pagës me koeficient 38: 760.00€ Bruto (shtatëqind e gjashtëdhjetë Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së; Orët e Punës: 40 orë në javë, orari i plotë i punës në bazë të Ligjit të Punës; Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj; Vendi i punës: DS Dumnicë, Podujevë. Detyrat dhe Përgjegjësitë: Pranimi dhe Matja e Mbeturinave Pranon dhe regjistron sasinë e mbeturinave të sjella nga automjetet transportuese përmes sistemit të peshimit; Realizon peshimin e automjetit në hyrje dhe dalje; Mban evidencë të saktë dhe të organizuar për çdo matje të kryer. Mbikëqyrja e Lëvizjeve dhe Procesit të Deponimit Monitoron qarkullimin e mjeteve në zonat operative për të garantuar rrjedhë të qetë dhe të sigurt; Udhëzon automjetet drejt sektorëve të caktuar për shkarkim, në koordinim me operatorët dhe kolegët; Siguron që ngarkimi dhe shkarkimi të kryhen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me rregullat teknike dhe higjienike. Monitorimi i Sistemit të Ujërave dhe Pompave Kontrollon periodikisht nivelin e ujërave të zeza në lagunë dhe sektorë të tjerë përkatës; Aktivizon pompat për qarkullimin e ujërave të zeza, sipas udhëzimeve nga Menaxheri i Deponisë; Lëviz tubat për spërkatje në përputhje me nevojat teknike dhe operacionale. Zbatimi i Masave të Sigurisë dhe Higjienës Zbaton dhe mbikëqyr respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse personale; Ndërpret çdo veprimtari që paraqet rrezik dhe njofton menjëherë eprorin për incidente apo parregullsi; Kujdeset për pastërtinë e ambientit përreth peshoreve dhe kontejnerëve. Dokumentimi dhe Komunikimi Operativ Mban regjistra ditore të peshimeve dhe aktiviteteve relevante në sektorët e deponisë apo stacionit të transferimit; Raporton rregullisht dhe në mënyrë të strukturuar te Menaxheri i Deponisë për çdo devijim apo problem teknik; Bashkëpunon me operatorë, teknikë dhe kolegë për të garantuar koordinim efikas. Fleksibilitet dhe Përgjegjësi Plotësuese Tregon gatishmëri për të kryer detyra shtesë sipas nevojave të menaxhmentit; Është përgjegjës për zbatimin me përpikëri të detyrave të caktuara dhe ruajtjen e standardeve teknike dhe etike në vendin e punës. Burimi: https://kosovajob.com/kompania-per-menaxhimin-e-deponive-ne-kosove/uremates-mbikeqyres-i-sektoreve-ne-deponine-sanitare-ne-dumnice-podujeve-albsrb

    Postuar: 2 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)