Pastrimi Kimik Etileni 2 kërkon një punëtore të përgjegjshëm/e për t’iu bashkuar ekipit tonë në pikën e bazës në Prishtinë. Puna kryesore përfshin kontrollimin, trajtimin e njollave, larjen dhe përgatitjen e rrobave për proceset e mëtejshme të pastrimit. Përgjegjësitë kryesore: ◦ Kontrollimi i rrobave para procesit të pastrimit ◦ Identifikimi dhe trajtimi i njollave të ndryshme ◦ Larja e rrobave sipas llojit të materialit dhe udhëzimeve përkatëse ◦ Përdorimi korrekt i makinave dhe produkteve profesionale të pastrimit ◦ Ndarja dhe organizimi i rrobave sipas porosive ◦ Kujdesi ndaj materialeve të ndjeshme dhe veshjeve të veçanta ◦ Kontrolli i cilësisë pas larjes dhe pastrimit ◦ Mbajtja e hapësirës dhe pajisjeve të punës të pastra dhe të organizuara ◦ Bashkëpunimi me ekipin për përfundimin e porosive në kohë. Kërkesat: ◦ Përgjegjësi dhe kujdes në punë ◦ Vëmendje ndaj detajeve ◦ Gatishmëri për punë praktike dhe fizike ◦ Aftësi për të punuar në ekip ◦ Përvoja në pastrim kimik, lavanderi ose trajtim të njollave konsiderohet përparësi, por nuk është e domosdoshme ◦ Trajnimi për proceset dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve mund të ofrohet nga ekipi ynë. Burimi: https://kosovajob.com/pastrimi-kimik-etileni-2/punetore-ne-pastrim-kimik