Informacion Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Njësia për Çështje Ligjore dhe Administrative më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune: Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: - Monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve që rregullojnë sektorin e energjisë elektrike. - Sigurimin e pajtueshmërisë (compliance) të kontratave dhe procedurave të brendshme me kërkesat ligjore dhe rregullative. - Asistimin në përgatitjen dhe shqyrtimin e kontratave brenda departamentit. - Identifikimin e rreziqeve ligjore dhe rregullative, si dhe propozimin e masave parandaluese. - Hartimin e procedurave, udhëzimeve dhe akteve të brendshme për zbatimin e kërkesave rregullative. - Ofrimin e opinioneve ligjore dhe rregullative, si dhe pjesëmarrjen në zhvillimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore të sektorit të energjisë. - Përgatitjen, përfaqësimin dhe zhvillimin e procedurave përmbarimore ndaj konsumatorëve të parregulluar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - Mbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave për procedurat përmbarimore, duke përfshirë raportimin mbi rrjedhën e procedurave dhe arkëtimet e realizuara. - Ofrimin e mbështetjes administrative për Zyrën Ligjore, duke përfshirë administrimin e dokumentacionit, arkivimin dhe përgatitjen e raporteve. - Kryerjen e detyrave të tjera që lidhen me fushëveprimin e pozitës, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të Drejtorit të Departamentit. Kërkesat dhe kualifikimet: - Diplomë universitare në Juridik. - Minimum 1 vit përvojë pune, me ekspertizë në fushën e çështjeve ligjore dhe rregullative. - Njohuri të mira të legjislacionit vendor, sidomos në fushën e të drejtës civile, kontraktuale, administrative dhe energjisë elektrike. - Aftësi për hartimin e dokumenteve ligjore dhe administrative. - Aftësi të avancuara në përdorim të Microsoft Office dhe/ ose softuer të ngjashëm; - Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze; - Të posedoi patentë shoferi valid dhe aftësi për vozitje. Dokumentet e kërkuara: Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: - CV - Diplomën e kualifikimit - Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata - Certifikata të trajnimeve të ndjekura Shënime të Rëndësishme: KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve. Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Burimi: https://kosovajob.com/kesc/zyrtare-per-ceshtje-ligjore-dhe-mbeshtetje-administrative