Mundësi Punësimi TEB Sh.A kërkon të punësojë një kandidatë në ekipin mjaft dinamik në Departamentit e Alokimit te Kredive Individuale, në poziten Zyrtarë i Larte i Alokimit të Kredive Individuale, në kuadër të Divizionit të Alokimit te Kredive, në Zyrën Qendrore. Përshkrimi i vendit të punës: Monitorimin e kredive Individuale ne baza ditore, Kontrollimi i dokumenteve, përcjellja e punëve në pritje dhe kontrollimi i të gjitha punëve, të cilat bëhen në këtë departament. Kontrollimi i propozimeve në sistem – TEBIS, të jep përgjigje pa vonesë. Te rishikoj propozimet në sistem a janë në rregull. Të shqyrtojë të gjitha dokumentet a janë në rregull sipas Procedurave kreditore dhe Politikave të Bankes. Monitorimi i kredive ekzistuese në sistem TEBIS, në të gjitha aspektet. Ruajtja e gjithë dokumentacionit në menyrë të sigurtë nga shmangia. Të ruaj sekretet e informacionit dhe dokumentet sekrete të Bankes, brenda dhe jashtë saj. Implementimi i të gjitha detyrave nga mbikqyrësi i tij/saj në lidhje me të gjitha çeshtjet ne departamentin përkates. Organizon dhe i percjell takimet e nevojshme të departamenti. Detyra te tjera qe mund ti ipen. Kualifikimet: Diplomë universitare dhe kualifikimi profesional (në Ekonomi, apo Administrim Biznesi Së paku pese vite pervoje pune ne TEB SH.A. apo ne ndonje institucion tjeter. Aftësi të të shkëlqyeshme analitike / vlerësuese Te kete aftesi per pune ne presion, dhe aftesi te definoje kerkesat me prioritet Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në gjuhën shqipe dhe angleze Bashkëpunim dhe korrespondencë proaktive Paraqitje dhe qasje profesionale Aftësi për të dhënë sqarime në formë të shkruar dhe verbale Aftësi për të punuar në ekip Aftësi për të raportuar Njohuri shumë të mira në Microsoft Word dhe Microsoft Excel, per pergatitjen e dokumenteve, dhe raporteve Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 16.09.2026. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/zyrtar-i-larte-i-alokimit-te-kredive-individuale-albeng