Pozita: Zëvendës/e Menaxher/e Dyqani Departmenti: Retail Vendodhja: Malishevë Detyrat dhe përgjegjësitë: Mbështet menaxherin e dyqanit në organizimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës. Monitoron performancën e shitjeve dhe kontribuon në arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë. Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull. Organizon, koordinon dhe motivon ekipin e punës për të rritur produktivitetin, bashkëpunimin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve. Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes komunikimit efektiv, mbështetjes së stafit dhe zgjidhjes efikase të situatave apo ankesave. Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante. Minimum 3 vite përvojë pune në menaxhim ose mbikëqyrje të pikës shitëse. Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim. Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional. Neptun Kosova sh.p.k ofron: Trajnim të vazhdueshëm Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance, si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni. Burimi: https://kosovajob.com/neptun/zevendese-menaxhere-dyqani-malisheve