Dizajner/e Grafik/e - Neptun

    Prishtinë
    dizajn
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake. Pozicioni: Dizajner/e Grafik Departmenti: Marketing Vendodhja: Administratë, Prishtinë. Një ditë në ekipin tonë: Krijimi i dizajneve vizuale tërheqëse dhe funksionale për materiale digjitale dhe të shtypura. Zhvillimi dhe zbatimi i identitetit vizual të markës duke siguruar konsistencë në të gjitha platformat. Bashkëpunimi me ekipet e marketingut, shitjes dhe zhvillimit për të përkthyer idetë në dizajne kreative. Konceptimi dhe përgatitja e materialeve promocionale, paketimit, broshurave, postimeve për rrjetet sociale dhe fushatave reklamuese. Përdorimi i softuerëve profesionalë të dizajnit si Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign, etj., për të krijuar grafika me cilësi të lartë. Optimizimi i dizajneve për kanale të ndryshme komunikimi (shtyp, web, media sociale). Hulumtimi i trendeve të fundit në dizajn për të sjellë ide inovative dhe moderne. Menaxhimi i projekteve të dizajnit nga koncepti deri në ekzekutim, duke siguruar respektimin e afateve dhe kërkesave të klientit. Rishikimi dhe përmirësimi i dizajneve bazuar në komente dhe sugjerime për të arritur rezultate më të mira. Garantimi i përdorimit efektiv të ngjyrave, tipografisë dhe elementeve vizuale për të komunikuar mesazhe të qarta dhe ndikueshme. Kualifikimet : Fakulteti i Dizajnit Grafik apo Fakulteti Ekonomik Drejtimi Marketing Përvojë në programet InDesign, Illustrator, Photoshop shoqëruar me portfolio të pasuruar ilustrimesh Njohës i mirë i gjuhës angleze Aftësi personale: Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës Të ketë shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar Të ketë aftësi për të përmbushur afatet Të jetë kreativ, inovativ dhe i shkathët Të jetë i saktë, analitik dhe i vetorganizuar Të ketë sy të mprehtë për estetikën dhe detajet. Burimi: https://kosovajob.com/neptun/dizajnere-grafike

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)