Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake. Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes - Malishevë Detyrat dhe përgjegjësitë: - Këshillon dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve. - Realizon targetet e shitjes dhe ofron shërbim profesional ndaj klientëve. - Menaxhon organizimin, sistemimin dhe stokun e produkteve në dyqan. - Bën transportimin dhe dorëzimin e mallrave nga dyqani tek vendbanimet e klientëve me korrektësi dhe përgjegjësi. - Ndihmon në pranimin, paketimin dhe sistemimin e mallrave. - Kujdeset për vendosjen e çmimeve, higjienën dhe promovimin e produkteve. Kualifikimet e kërkuara: - Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh). - Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme. - Shkathtësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit. - Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen. Neptun Kosova sh.p.k ofron: - Trajnim të vazhdueshëm. - Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor. - Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern. - Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike. Burimi: https://kosovajob.com/neptun/keshilltare-ie-shitjes-malisheve