Vizion Group është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe kërkon persona të motivuar, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit tonë në sektorin e shitjes dhe ekzekutimit në terren. Aktualisht janë të hapura këto pozita: 1. AGJENT/E TË SHITJES PËR PIKA TË VOGLA – TRADITIONAL TRADE (TT) - 2 pozita të lira Territori: Prishtinë Agjenti/ja i/e Shitjes TT është përgjegjës/e për zhvillimin e shitjeve në tregun tradicional, duke menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhëniet me pikat e vogla të shitjes në territorin e caktuar. --- Përgjegjësitë kryesore: - Vizita të rregullt të pikave të shitjes në territorin e përcaktuar; - Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues; - Identifikimi dhe regjistrimi i klientëve të rinj; - Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë; - Marrja e porosive nga klientët; - Sigurimi i prezencës dhe disponueshmërisë së produkteve në pikën e shitjes; - Monitorimi i çmimeve, aktiviteteve promocionale dhe konkurrencës në treg; - Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e portofolit te klientët; - Realizimi i objektivave të shitjes dhe mbulimit të territorit; - Raportimi i aktiviteteve dhe informatave nga terreni; - Bashkëpunimi me Merchandiser-at dhe ekipe të tjera përkatëse; - Përfaqësimi profesional i Vizion Group në treg. --- 2. SHOFER – 3 pozita pune të lira Përgjegjësitë kryesore: - Shpërndarja e produkteve ushqimore sipas planit ditor të dërgesave - Kujdesi për mallin dhe mjetin transportues - Respektimi i procedurave të kompanisë --- 3. ND. DEPOIST – 2 POZITA Detyrat Kryesore: - Ndihmon në pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e mallrave. - Përgatit porositë për dërgesë. - Ndihmon në mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë në depo. - Bashkëpunon me depoistin dhe ekipin. --- ÇFARË OFRON VIZION GROUP? - Pagë konkurruese; - Sistem stimulimi/bonusi sipas pozitës dhe rezultateve; - Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë; - Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në kompani; - Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues; - Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje. --- SI TË APLIKONI? Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: - CV-në e përditësuar; - Aplikimi duhet të dërgohet në info@viziongroup-ks.com - Afati i fundit për aplikim: 18.10.2026 Burimi: https://kosovajob.com/vizion-group/agjente-ie-shitjes-tt-shofer-ndihmes-depoist