Jemi duke u rritur! Po kërkojmë Përfaqësues/e të Shërbimit ndaj Klientit me njohuri të rrjedhshme të gjuhës spanjolle për zyrat tona në Prishtinë. Përgjegjësitë: - Të asistoni klientët tanë në caktimin e termineve në një nga klinikat tona. - T’u përgjigjeni në kohë kërkesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose chat-it. - T’i ndihmoni klientët të rishqyrtojnë anulimin e termineve të tyre. - Të përfaqësoni kompaninë duke ofruar informacione të sakta rreth produkteve, politikave dhe procedurave - Të siguroni informacione të sakta, të vlefshme dhe të plota duke ndjekur proceset e kompanisë. - Të mbani të dhëna të sakta për ndërveprimet dhe aktivitetet me klientët. Kërkesat: - Aftësi të shkëlqyera komunikuese. - Të paktën 1 vit përvojë në shërbim ndaj klientit. - Njohuri të shkëlqyera të gjuhës spanjolle (niveli B2, C1 ose C2). Çfarë ofrojmë: - Pagë konkurruese. - Mundësi për avancim në karrierë. - Ambient pune të ngrohtë dhe mikpritës. - Mundësi për të punuar me një ekip global dhe bashkëpunues, si dhe shumë benefite të tjera. Apliko tani! Dërgo CV-në në: Kosovo.hiring@fusioncx.com me subjektin “Shërbim ndaj Klientit – Gjuhë Spanjolle”, ose na kontakto në +383 48 606 002. Burimi: https://kosovajob.com/fusion-cx/sherbim-ndaj-klientit-spanish-language