Agjent i Shitjes, Elektricist, Mjeshtër Shtëpiak, Menaxher i Depos, Punëtor Fizik, Depoist - MFB International Kosova

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    MFB Internacional Kosova, fabrikë e prodhimit , paketimit dhe shitjes së produkteve të miellit, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës. 1. AGJENTË TË SHITJES – TEREN Gjilan – 1 pozitë Gjakovë – 1 pozitë Pejë – 1 pozitë Detyrat dhe përgjegjësitë: - Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë; - Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët; - Gjetja e klientëve të rinj; - Vizita e rregullt e pikave të shitjes në territorin përkatës; - Marrja dhe përcjellja e porosive; - Realizimi i objektivave të shitjes; - Raportimi i rregullt te menaxhmenti. Kushtet dhe kriteret: - Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në shitje; - Preferohet përvojë në shitjen e produkteve ushqimore; - Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese; - Përgjegjshmëri, korrektësi dhe organizim në punë; - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; - Gatishmëri për punë në terren; - Patentë shoferi, kategoria B, e domosdoshme; - Njohja e mirë e territorit përkatës përbën përparësi. 2. ELEKTRICIST – 1 POZITË Detyrat dhe përgjegjësitë: - Mirëmbajtja dhe riparimi i instalimeve elektrike në objektet e kompanisë; - Identifikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike; - Kryerja e punëve të mirëmbajtjes dhe intervenimeve teknike; - Kontrollimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike; - Respektimi i rregullave të sigurisë në punë. Kushtet dhe kriteret: - Përvojë pune si elektricist; - Njohuri praktike në instalime dhe mirëmbajtje elektrike; - Përgjegjshmëri dhe përkushtim në punë; - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; - Përvojë në ambiente industriale përbën përparësi. 3. MJESHTËR SHTËPIAK – 1 POZITË Detyrat dhe përgjegjësitë: - Kryerja e punëve të ndryshme të mirëmbajtjes së objektit dhe hapësirave të kompanisë; - Riparime dhe ndërhyrje të ndryshme teknike sipas nevojës; - Kujdesi për mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e objektit; - Kryerja e punëve të ndryshme praktike dhe ndihmëse; - Identifikimi dhe raportimi i nevojave për riparime; - Bashkëpunimi me stafin për mirëmbajtjen e rregullt të ambienteve. Kushtet dhe kriteret: - Përvojë pune në mirëmbajtje dhe punë praktike; - Aftësi të mira praktike dhe teknike; - Të jetë i përgjegjshëm, i rregullt dhe i përkushtuar; - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur; - Përvojë në punë të ngjashme përbën përparësi. 4. MENAXHER I DEPOS – 1 POZITË Detyrat dhe përgjegjësitë: - Organizimi dhe menaxhimi i punës në depo; - Pranimi, sistemimi dhe kontrolli i mallit; - Kontrolli i hyrje-daljeve të produkteve; - Organizimi i ngarkimit dhe shkarkimit të mallit; - Kontrolli i stokut dhe inventarit; - Koordinimi dhe menaxhimi i stafit të depos; - Raportimi i rregullt te menaxhmenti. Kushtet dhe kriteret: - Përvojë pune në menaxhim depoje ose pozitë të ngjashme; - Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale; - Përgjegjshmëri dhe saktësi në punë; - Aftësi për menaxhim dhe koordinim të ekipit; - Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit; - Përvojë në industri ushqimore/logjistikë përbën përparësi. 5. PUNËTORË FIZIKË – 5 POZITA Detyrat dhe përgjegjësitë: - Kryerja e punëve fizike në procesin e prodhimit dhe paketimit; - Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve; - Sistemimi dhe manipulimi i mallit; - Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në vendin e punës; - Zbatimi i udhëzimeve të punës dhe rregullave të sigurisë. Kushtet dhe kriteret: - Të jetë i aftë për punë fizike; - Të jetë i përgjegjshëm dhe i disiplinuar; - Gatishmëri për punë ekipore; - Përvojë në punë të ngjashme përbën përparësi. 6. DEPOISTË – 5 POZITA Detyrat dhe përgjegjësitë: - Pranimi dhe sistemimi i produkteve në depo; - Përgatitja e porosive; - Kontrolli i sasisë dhe gjendjes së produkteve; - Ngarkimi dhe shkarkimi i mallit; - Mbajtja e rregullit dhe organizimit në depo; - Bashkëpunimi me menaxherin e depos dhe departamentet tjera. Kushtet dhe kriteret: - Përvojë pune në depo përbën përparësi; - Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë; - Aftësi për punë fizike; - Aftësi për të punuar në ekip; - Gatishmëri për punë me orar të organizuar. APLIKIMI Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në, duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë. Burimi: https://kosovajob.com/mfb-international-kosova/agjent-i-shitjes-elektricist-mjeshter-shtepiak-menaxher-i-depos-punetor-fizik-depoist

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)