KONKURS PUNE Pozita: ZYRTAR/E PËR FATURIM/ ARKATAR/E Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: Përgaditja dhe kontrollimi i faturave dalëse. Evidentimi dhe regjistrimi i te gjitha transaksioneve ne arkë. Ruajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave të klientit në sistem. Ndihmon ne mbikëqyrjen dhe menaxhimin e borxheve te klientëve. Kryen llogaritjet e zakonshme për të prodhuar analiza dhe raporte siç kërkohet nga drejtori i kompanisë. Ndihmon në krijimin e raporteve të arkës në baza të rregullta ditore. Përpunimi dhe barazimi i cash-it. Sigurimi që të gjitha pagesat e pranuara përputhen me faturat e shitjës. Verifikimi dhe dokumentimi i kthimeve dhe zbritjeve në sistem. Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e financave. Kualifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në Ekonomi, (përparësi kanë drejtimet: Financa, Kontabilitet) Përvojë pune në fushën e financave. Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të faturimit (Prodata). Njohuri te shkelqyera te pakos Office (Excel). Aftësi të shkëlqyera organizative dhe për të punuar me kujdes ndaj detajeve. Qka ne ofrojmë: Pagë konkuruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale. Trajnime profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm, përmes programeve të brendshme dhe të jashtme. Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda kompanisë. Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në email: hr@agimicompany.com Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Falemnderit për interesimin tuaj! Burimi: https://kosovajob.com/agimi-company/zyrtare-per-faturim-arkatare