Dizajner/e Mode, Rrobaqepës/e & Patronist/e - DYA Fashion

    Prishtinë
    dizajn
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    DYA Fashion, brandi ynë i ri i modës, po zgjeron ekipin! Jemi në kërkim të talentëve kreativë dhe profesionistëve me përvojë për t'iu bashkuar ateliesë sonë moderne. Nëse jetoni për modën dhe dëshironi të lini gjurmë në krijimin e veshjeve unike, ne kemi 3 pozita të hapura për ju: Pozita 1: Dizajner/e Mode (Fashion Designer) Kërkojmë një person vizionar, që ndjek trendet botërore dhe di t'i kthejë idetë inovative në skica tërheqëse. Përgjegjësitë dhe Kualifikimet: - Hulumtimi i trendeve të reja, ngjyrave dhe materialeve sezonale. - Krijimi i skicave dhe ilustrimeve (skicim me dorë dhe përmes programeve digjitale si Illustrator/Photoshop). - Përzgjedhja e pëlhurave dhe aksesorëve të duhur. - Përvojë e mëparshme në dizajn, njohuri shumë të mira mbi tekstilet dhe konstruksionin e veshjeve. - Kreativitet i lartë dhe sy i mprehtë për detajet. (Edukimi formal në fushën e modës është përparësi). Pozita 2: Rrobaqepës/e Kërkojmë një person të saktë, të përkushtuar dhe me "duar të arta", i cili mund t'i kthejë skicat e dizajnerit në veshje reale me kualitet të lartë. Përgjegjësitë dhe Kualifikimet: - Prerja dhe qepja e veshjeve nga fillimi deri në fund, bazuar në modelet e përcaktuara. - Marrja e masave, kryerja e provave me klientë/modele dhe bërja e korrigjimeve të nevojshme. - Kujdesi për detajet dhe sigurimi i një përfundimi (finishing) të pastër e profesional. - Përvojë e dëshmuar paraprake (përvoja në atelie mode/veshje solemne është avantazh i madh). - Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e makinerive profesionale të qepjes dhe njohje e thellë e materialeve të ndryshme. Pozita 3: Patronist/e Kërkojmë një person të saktë, të përkushtuar dhe me "duar të arta", i cili mund t'i kthejë skicat e dizajnerit në veshje reale me kualitet të lartë. Burimi: https://kosovajob.com/dya-fashion/dizajnere-mode-rrobaqepese-patroniste

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)