Teknik i Pajisjeve Teknologjike - Panamic ICT

    Prishtinë
    teknologji
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Panamic ICT është një kompani lidere në shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për zgjerimin e ekipit tonë në Prishtinë, jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Teknik i Pajisjeve Teknologjike. Nëse të pëlqen puna praktike, ke interesim për teknologjinë dhe dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua profesionale, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty! Detyrat dhe Përgjegjësitë: Asistimi i kolegëve në instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike. Ndihmë në montimin, vendosjen dhe funksionalizimin e pajisjeve. Angazhim në punë praktike në terren. Transportimi dhe dorëzimi i pajisjeve sipas nevojës dhe udhëzimeve. Kualifikimet dhe Aftësitë: Patentë shoferi, kategoria B. Aftësi organizative dhe gatishmëri për punë në terren. Njohuri bazike teknike ose përvojë në punë të ngjashme (përparësi). Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip. Vullnet për punë dhe dëshirë për të mësuar e për tu zhvilluar profesionalisht. Çfarë ofrojmë? Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe angazhimin tuaj. Mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësi profesionale. Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues. Mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar së bashku me një ekip profesional. Nuk ke shumë përvojë? Mos hezito të aplikosh! Nëse je i motivuar, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të mësosh, të inkurajojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë. Burimi: https://kosovajob.com/panamic-ict/teknik-i-pajisjeve-teknologjike

    Informata për kontakt

    Postuar: 0 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)