Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë. Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin) Detyrat dhe përgjegjësitë: Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet elektrike si shporet, skare, furre, friteze, mikrovale, prerëse të ndryshme etj, Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet e ftohjes si frigorifere të ndryshëm, makina të akullit etj, Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet me gaz (plin) si shporet, skare, friteze Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët, Ndjekja e procedurave dhe standardeve të ndërmarrjes për shërbimin e klientëve Kualifikimet: Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant Përvojë pune së paku 3 vite në pozitë të ngjashme Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B Aftësi të mira komunikuese dhe të shërbimit ndaj klientit Aftësi të mira organizimi dhe planifikimi të punës Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm për punë në ekip Të jetë i motivuar për të ofruar shërbime cilësore Ne ofrojmë: Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues Pagë konkurruese Kompensim për orët jashtë orarit Kontrata e punës, orari dhe pushimet të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës 03/L-212 Konkursi është i hapur deri me 21 shtator 2026. Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën hr@kulinare.com Burimi: https://kosovajob.com/kulinare/serviser