DAAKONN SH.P.K. Shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës: Mirëmbajtese Numri i pozitave të hapura : 2 Lokacioni: Ferizaj Detyrat kryesore Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta të hotelit sallave të konferencave, zyrave, holleve, dhomave të pushimit dhe hapësirave të tjera të përcaktuara nga Hoteli- Mercure Ferizaj; Pastrimi dhe dezinfektimi i banjove dhe hapsirave të përbashkëta të Hotelit; Sigurimi i standardeve të larta të higjienës dhe pastërtisë; Përdorimi i drejtë dhe i sigurt i mjeteve dhe produkteve të pastrimit; Raportimi i çdo dëmtimi, defekti apo mungese të konstatuar në hapësirat e Hotelit; Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e departamentit të mirembajtjes; Bashkëpunimi me stafin e hotelit për të siguruar shërbim cilësor dhe përmbushjen e standardeve të përcaktuara; Fikja e dritave dhe mbyllja e dyerve në fund të ditës, kur është e nevojshme; Fleksibilitet për orare të ndryshueshme pune gjatë ditës, duke përfshirë fundjavat dhe oraret e mbrëmjes; Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente sipas nevojës; Kryerja e çdo detyre tjetër të kërkuar nga përgjegjësit. Kualifikimet dhe aftësitë Min 2 vjet përvojë paraprake në pastrim, hoteleri apo mirëmbajtje; Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë; Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; Gatishmëri për punë me orar fleksibil dhe në ndërrime; Organizim dhe menaxhim i mirë i detyrave; Komunikim korrekt dhe sjellje profesionale ndaj mysafirëve dhe stafit. Përgjegjësitë shtesë (opsionale) Kujdesi për furnizimet e nevojshme Koordinimi me departamente të tjera për nevoja operative Çfarë ofrojmë: Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi ne kuader te nje brendi Internacional, Kompensim konkurrues, Trajnime profesionale sipas standardeve te grupit Accor, mundësi për avancim në karrierë. Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët duhet të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën ; info@daakonn.com ose permes butonit te meposhtem Afati për aplikim është deri më 25.09.2026. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/daakonn-investment/mirembajtese-2-ferizaj