Konkurs PUNE Drena fton kandidatët e motivuar, energjikë dhe të përgjegjshëm që t’i bashkohen ekipit tonë për pozitën: MERCHANDISER /E Lokacioni: Prizren Numri i pozitave: 1 Detyrat dhe Përgjegjësitë Siguron prezantimin dhe pozicionimin optimal të produkteve në pikat e shitjes, sipas standardeve të kompanisë; Kontrollon stokun, afatet e skadimit dhe disponueshmërinë e produkteve dhe raporton për çdo parregullsi; Kujdeset për dukshmërinë, renditjen dhe prezencën e produkteve dhe materialeve promocionale; Bashkëpunon me klientët dhe stafin e pikave të shitjes për pozicionim dhe prezencë më të mirë të produkteve; Mbështet realizimin e promocioneve dhe aktiviteteve të marketingut në pika të shitjes; Monitoron aktivitetet dhe pozicionimin e produkteve të konkurrencës dhe raporton rregullisht; Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me pozitën, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit. Kualifikimet e nevojshme E preferuar eksperiencë 1-2 vjeçare në Merchandising; Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative; Shkathtësi organizative, komunikim dhe prezantim; Përparësi patent shoferi kategorinë “B”. Çka ofrojmë ne? Pagë konkurruese; Mundësi e zhvillimit profesional dhe karrierë; Ambient dinamik dhe motivues i punës. Burimi: https://kosovajob.com/drena/merchandisere-prizren