Kompania OLYMP HAUS shpall konkurs për pozitët: Kontabilist/e Vendi: Prishtinë Detyrat dhe përgjegjësitë: Regjistrimi i transaksioneve financiare, pagesat dhe përditësimi i librave kontabël. Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin. Rakordimi i llogarive bankare dhe trajtimi i pagesave të furnitorëve. Menaxhimi i inventarit financiar dhe llogaritja e amortizimit të aseteve fikse. Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret tatimore dhe standardet kontabël. Mbështetja e auditimeve të të jashtme me dokumentacionin e kërkuar. Detyra të tjera të caktuara nga Menaxhmenti Kualifikimi i kërkuar: Diplomë universitare në kontabilitet, financa apo fusha të ngjashme; Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e financave dhe kontabilitetit; Njohuri të mira në ligjet fiskale dhe standardet e kontabilitetit në Kosovë; Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë, përparësi Pro Data; Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel; Preferohet të jetë anëtar i ShKÇAK apo ndonjë shoqate të ngjashme profesionale; Aftësi për punë të pavarur, përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional. Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV), në e-mail adresen: info@olymphaus.com. Afati për aplikim : 30.09.2026 Burimi: https://kosovajob.com/olymp-haus/kontabiliste