Specialist për Vlerësimin e Riskut Kreditor Departamenti i Kredit Riskut– Zyrë Qendrore PËRGJEGJËSITË: Përgjegjës për aprovimin /refuzimin e aplikacioneve të kredisë bazuar në Politikat dhe Procedurat ne fuqi te FINCA-së në Kosovë. Përgjegjës për ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë përmes vlerësimit dhe shqyrtimit adekuat të kërkesave kreditore gjithmone ne baze te kapacitetit ripagues te klientit, historise kreditore, klasifikimit te riskut kreditor, sigurimit me kolateral te kredise etj. Te përgjigjet në kohë të gjitha kërkesave për kredi për klientët; Të bashkëpunojë ngushtë me stafin e degës gjatë vlerësimit të aplikacioneve për kredi; Të respektojë dhe të ndjekë Politikat dhe Procedurat e Institucionit gjatë vlerësimit të aplikimit për kredi; Nëse është e nevojshme, të kërkohet informacion shtesë lidhur me të dhënat dhe financat e klientit Të miratojë / refuzojë aplikimet për kredi në sistem; Të propozojë ndryshime në procesin lidhur me Departamentin e Riskut Kreditor; Kryen vizita sipas nevojave per vleresim te situates financiare te klientit, për vlerësimin e duhur të aplikacioneve për kredi; Të bashkëpunojë ngushtë me departamentet e tjera për përmirësimin e procesit të përgjithshëm të kredisë; Të siguron që ai/ajo të krijojë një eksperiencë të mirë të konsumatorit. KUALIFIKIMET: Diplomë Universiteti – Ekonomi, Banke dhe Finance, apo te ngjashme. Te ketë aftësi të larta komunikuese – si në të folur poashtu edhe në të shkruar. Aftësi të larta analitike dhe organizative; Të ketë përvojë pune si analist kreditor. Burimi: https://kosovajob.com/finca-kosovo/specialist-per-vleresimin-e-riskut-kreditor