Mundësi Praktike Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet. TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si Praktikant për KYC për Degën në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Vushtrri, Drenas dhe Malishevë. Përgjegjësi e praktikantit/es është: Të jetë palë kryesore e interesit të procesit të vazhdueshëm të vigjilencës. Të mbaj përgjegjësinë kryesore për monitorimin e aktivitetit të klientit dhe gjenerimin e “UAR ve (Raportimi i Aktivitetave te Pordorusit ) kur lind ndonjë dyshim lidhur me pastrimin e parave (PP) dhe financimin e terrorizmit (FT). Të përgjigjet ndaj Kërkesave për informim të gjeneruara nga Analist /Hetues TM në përputhje me afatet kohore të përcaktuara. Të ekzekutoj ndërprerjen e marrëdhënies së klientit sipas udhëzimeve të Pajtueshmërisë. Të jetë pikë e kontaktit (PVK) me klientin për çështjet PPP (parandalimi i pastrimit të parave) dhe LFT (luftimi i financimit të terrorizmit). Të kryej verifikimin e duhur të sanksioneve sipas Politikës Globale të Sanksioneve. Kualifikimet e kërkuara: Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente. Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij. T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare. Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese. Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira. Njohuri të mira të MS Office. Efikas në punë ekipore. Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze. Linku për aplikim është : https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 27.09.2026. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/praktikant-per-kyc-prishtine-prizren-gjakove-peje-vushtrri-drenas-dhe-malisheve