Zyrtare e Financës dhe Administratës - AMIK

    Prishtinë
    financa
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Asociacioni i Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) është një organizatë jo-fitimprurëse vendore në Prishtinë që promovon avancimin e rolit të mikrofinancës në Kosovë. AMIK-u është duke kërkuar të rekrutojë një Punëtor/e. Pozita: Zyrtare e Financës dhe Administratës Lokacioni: Prishtinë Detyrat/Përgjegjësitë kryesore: - Përcjellë të gjitha aktivitetet administrative dhe financiare të institucionit; - Përfaqëson institucionin me profesionalizëm gjatë komunikimit me palët e interesuara, si në takime ashtu edhe gjatë telefonatave; - Mbajtja e të dhënave të AMIK përfshirë përditësimin e bazës së të dhënave (kontakteve, kontratave, të dhënave të trajnimit të pjesëmarrësve) dhe dosjeve. - Mban regjistrin e pagesave për të gjitha faturat e marra. Regjistron transaksione financiare në sistemin e kontabilitetit / Prodata. - Përkthimi i dokumenteve të ndryshme dhe përkthim gjatë takimeve apo ndonjë rast tjetër. - Organizimi i të gjithë logjistikës për aktivitetet e AMIK në konferenca, trajnime seminare, programe shkëmbimi etj. me udhëzime nga drejtori i AMIK dhe përditësim i ueb faqes në anglisht dhe në shqip. - Përgatitja dhe shpërndarja e agjendave për takime dhe mbajtja e procesverbaleve gjatë takimeve dhe përgatitja e minutave përkatëse. - Merr pjesë në takime të organizates dhe punëtorive dhe aktiviteteve të tjera sipas kërkesës; - Të sigurohet se të gjitha furnizimet e zyrës janë prokuruar në pajtim me politikat e prokurimit dhe procedurat e AMIK. Kualifikimet: - Kualifikim universitar; diplomë bachelor në financë, kontabilitet, administrim biznesi ose një fushë të ngjashme. - Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në një profil të ngjashëm; - Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, iniciativë dhe kreativitet; - Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçant Excel, Word, Power Point etj; - Obligim të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar. - Të ketë njohuri të mira në analiza financiare dhe në përdorimin e programeve që aplikohen në fushën e financave (Kandidatët që kanë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programit ProData do të kenë përparësi). - Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e ekipit. - Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit. Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente: - CV-në me të gjitha referencat e mundshme. Ju lutemi që dokumentet e kërkuara t’i dërgoni më së largu deri më 15 Nëntor 2026, në e-mail adresën info@amik.org, me titullin e shënuar “Pozitë për Zyrtar/e të Financave dhe Administratës”. Burimi: https://kosovajob.com/amik/zyrtare-e-finances-dhe-administrates

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)