Human Resources Business Partner - LPP

    Prishtinë
    burime njerezore
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet. Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme. Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 45,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën. Përgjegjësitë: - Sigurimi i pajtueshmërisë me legjislacionin e punës, duke përfshirë proceset e plota të administrimit të burimeve njerëzore; - Zhvillimi i proceseve të rekrutimit në të gjitha nivelet e organizatës lokale (pozitat në dyqane dhe në zyrë); - Kërkimi aktiv i kandidatëve duke përdorur burime standarde dhe jo-standarde; - Monitorimi proaktiv i tregut lokal në fushën e burimeve njerëzore; - Shkruani raporte mbi aktivitetet e përgjithshme të burimeve njerëzore; - Pjesëmarrja në krijimin dhe zbatimin e strategjisë së burimeve njerëzore; - Ofrimi i mjeteve dhe njohurive për menaxhimin e proceseve kryesore të burimeve njerëzore; - Udhëheqja e projekteve të ndryshme të burimeve njerëzore; - Mbështetje për zgjerimin e rrjetit të shitjes; Kualifikimet: - Diplomë Bachelor, preferohet në shkencat sociale; - 3 vite përvojë në pozitën e HR Business Partner; - Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze; - Aftësi të forta organizative, komunikuese dhe për zgjidhjen e konflikteve; - Aftësi në rekrutimin dhe integrimin e punonjësve të rinj; Oferta jonë: - Pozitë në një kompani ndërkombëtare të konsoliduar; - Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar; - Pagë konkurruese dhe benefite të kompanisë; Për të aplikuar, dërgoni CV-në në gjuhën angleze në recruitmentkosovo@lpp.com deri me 18.10.2026, me shkrimin ne subject “ Application for Human Resources Business Partner” Burimi: https://kosovajob.com/lpp/partner-biznesi-i-burimeve-njerezore

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)