Praktikant i Tele-Komunikimit - TEB Banka

    Prishtinë
    teknologji
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Mundësi Praktike TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Praktikant i Tele-Komunikimit në Zyrën Qendrore në Prishtinë. Përgjegjësitë: Përcjellja e zhvillimeve të reja, inovacioneve lidhur me sektorin bankar dhe teknologjinë, vlerësimi i përfitimeve prej tyre dhe ndarja me titullin e mësipërm. Kryerja e kërkimeve për kompanitë për marrje të shërbimit dhe zgjidhjet të tyre. Përcjellja e zhvillimeve ekzistuese dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Përgatitja e raporteve të vazhdueshme të projektit të cilat kërkohen. Të gjitha detyrat, kërkesat, incidentet dhe ndryshimet duhet të lëshohen dhe menaxhohen përmes SDP-së (Service Desk Plus). Përgatitja e raporteve periodike në çështjet përkatëse dhe dorëzimi i tyre tek Mbikëqyrësi ose Menaxheri i TI –së. Mbrojtja e të gjitha fjalëkalimeve të TI-së, pajisjeve, çelësave, dokumenteve konfidenciale të cilat janë dhënë. Mbajtja e pamjes së mjedisit të punës siç duhet në përputhje me parashikimet dhe reputacionin e bankës sonë. Vlerësimi i mesazheve, detyrave që vijnë përmes e-mailit ose rrjedhave të tjera të punës dhe përmbushja e kërkesave. Takimi me stafin nën titullin e tij/saj në një periudhë, vlerësimi dhe kryerja e propozimeve. Informimi dhe udhëheqja e stafit nën titullin e tij/saj për zhvillimet dhe ndryshimet e reja. Përcjellja, eliminimi dhe parandalimi i përsëritjes së problemeve të përcaktuara në raportet e auditimit. Sigurimi i standardeve të cilësisë dhe shërbimit në projekte / detyra. Zbatimi i politikave dhe rregullave të sigurisë së të dhënave përderisa realizon ndonjë funksion në përgjegjësinë e tij / saj. Kualifikimet e kërkuara: Studentët e vitit të fundit të shkollimit universitar (BA). Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese. Efikas në punë ekipore. Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze. Njohuri të nevojshme në MS Office. Burimi: https://kosovajob.com/teb/praktikant-i-tele-komunikimitalbeng

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)